Zhduken katër motoristë kosovarë, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka njoftuar se ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterpcës, për lokalizimin dhe shpëtimin e katër motoristëve nga Suhareka.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se kemi filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterpcës për gjetjen e 4 motoristëve nga Suhareka,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas SHKKSH, ekipet e saj janë në terren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe janë duke punuar intensivisht për gjetjen e personave të zhdukur.

“Ekipet tona janë të angazhuara në terren së bashku me Policinë e Kosovës dhe po punojnë për gjetjen dhe shpëtimin e tyre”.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Humb jetën tragjikisht i riu në Rugovë