Zhduken dy burra: Njëri në Prishtinë, e tjetri në Gjilan

Dy persona raportohet të jenë zhdukur, teksa policinë e kanë njoftuar familjarët e tyre.

Në rastin e parë, pasditen e 30 shtatorit në Prishtinë, një ankuese ka raportuar se viktima, mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin, policia thotë se janë duke u zhvilluar hetimet relevante, shkruan IndeksOnline.

Një person i zhdukur është raportuar edhe në Gjilan.

Dje rreth orës 13:00, një ankues ka raportuar në stacionin policor të Gjilanit se viktima, mashkull kosovar, ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë mbi vendndodhjen e tij.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin” njofton policia

Lexo edhe:  Zëdhënësi i Kurtit thotë se do ta padisë gazetarin Lirim Mehmetaj: Shpifi se babai im ka qenë polic i Serbisë