Zhaklin Lekatari nuk përmbahet, e quan Zotin “shok imagjinar”: Nëse do të ishte kaq i mirë, do kishte bërë gjëra më të mira

Ndonëse jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, opinionistja e Big Brother, Zhaklin Lekatari e ftuar në një studio televizive ka folur edhe për çështjen e besimit, ku e quan veten ateiste pasi nuk beson një Zot por në univers.

Zhaklin Lekatari e argumenton kështu mungesën e besimit në një fuqi të mbinatyrshme dhe përqafimin e shkencës.

“Më duhet logjika që të besoj në diçka, të ketë një fuqi analitike. Unë besoj në shkencë që nuk i ka të gjitha përgjigjet por e mban të hapur opsionin dhe thotë se kemi ende shumë për të zbuluar dhe për të ditur dhe nuk kemi ardhur nga Edeni, molla, gjarpri, Adami dhe Eva.

Nuk e besoj, më duken anekdota si të Ezopit që shoqëritë e kaluar të dallonin të mirën nga e keqja.”

Ndaj dhe në pikat më kritike të saj, si lutje ka: “O Univers më ndihmo!”

Dhe vijon “ky shok imagjinar nëse do të ishte kaq i mirë do të kishte bërë gjëra më të mira”.

Lexo edhe:  Halil Geci, përkrahës i VV-së, i reagon Kurtit për shkrimin për "Sandokanin": Mendova se e ka shkruar Hashim Broja