Zëvendësministri turk viziton kullën e Jasharajve, pritet nga Rifat Jashari

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Munir Karaloglu po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai sot gjatë ditës ka bërë homazhe në Prekaz, ku nderoi të rënët e familjes Jashari.

Karalogu u prit në kullën e Jasharajve nga Baca Rifat.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla teksa tha se “nderimi dhe përulja që i bëhet sakrificës së familjes Jashari është nderim për të gjithë ne dhe të rënët për lirinë që e gëzojmë”.

“Kisha nderin të shoqëroj sot për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz Zëvëndësministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Munir Karaloglu. Me këtë rast, për vizitë në kullën e Jasharajve na mirëpriti edhe Baca Rifat Jashari.

Lexo edhe:  Në bashkëjetesë e me dhunë në familje, gruaja që u plagos sot nga burri ishte me fëmijën në momentin kritik