Zebërvoki i del në krah Jozit: Nëse vjen ai në Kosovë, vij edhe unë me të

Ish banori i BBVA, Zebervoki, ka reaguar pas incidentit ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin.

E ai si duket i ka dal në mbrojtje Jozit, ani pse e ka mohuar.

“Nëse vjen Jozi në Kosovë, vij edhe unë me të”, tha Zebervoki, duke sqaruar se nuk po e mbronte atë, por kundërshtonte reagimet që nxisin dhunë me dhunë.

Ai theksoi se nuk i pëlqen aspak shprehja “si mund një shqiptar i Shqipërisë të godasë një shqiptar të Kosovës”, duke shtuar se, sipas tij, duhej thënë thjesht: “një shqiptar godet një shqiptar tjetër”.

“Për mua, Kosova dhe Shqipëria janë një. Shkoj në Kosovë sikur të shkoj në qytetin tim të lindjes”, tha ai me bindje.

Lexo edhe:  Skerdi i nënshtrohet operimit në tru, ja si është gjendja e tij shëndetësore