Zbulohet motivi i vrasjes në Klinë: Vëllai qëlloi vëllain me 3 plumba për pronësinë e shtëpisë
Ish-futbollist i KF Dukagjinit, Jetmir Isufi, dyshohet se sot gjatë ditës ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij, Faruk Isufi.
Raportohet se tragjedia ndodhi në shtëpinë e të përfshirëve, teksa konflikti ndërmjet tyre kishte filluar për pronësinë e shtëpisë.
Pas konfliktit verbal, tashmë i ndjeri është dërguar në Spitalin e Pejës, ku sipas këtij institucioni ai nuk kishte pasur shenja jete.
Ndërkaq vëllai i tij është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

