Zbulohet kush janë serbët e arrestuar për krime lufte, urdhërohet ndalimi i tyre për 48 orë news image
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar sot për arrestimin e 3 personave, të nacionalitetit serb, nën dyshimin dyshimin për kryerje të krimeve të luftës kundër popullatës civile.
Të dyshuarit që janë prangosur tashmë janë dërguar në mbajtje dhe shumë shpejt pritet të ushtrohet kërkesa për paraburgim.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, dy nga të dyshuarit janë Dragan Milovic dhe Lije Elezovic, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat e sanksionuara sipas Federatës Jugosllave, e cila ishte në fuqi në kohën e kryerjes së këtyre krimeve dhe sipas Kodit tonë Penal aktual.
“Prokuroria Speciale njofton se tre (3) të arrestuarit akuzohen për veprën penale ’Krimet e luftës kundër popullatës civile, veprime këto të sanksionuara sipas, nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK, në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët të 4 Konventave të Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, të neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit 2 të datës 08 qershor 1977, shtojcë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha rregullat e ligjeve ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë..”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.