Zbulohet kush është personi që u prangos nga Krimet Ekonomike, ishte përfshirë në një aferë ryshfeti

Hetimet disamujore të Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, lidhur me një rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ku është i përfshirë një zyrtar i komunës së Vitisë, ishte zbuluar se i njëjti ka bërë regjistrimin e një shtetasi të Maqedonisë, si shtetas i Kosovës, pasi i njëjti e ka paguar 10 mijë euro. Dy të dyshuarit janë arrestuar muajin e kaluar, teksa personi që ua ndërmjetësoi këtë punë ishte në arrati deri më sot, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari i tretë, i cili është identifikuar nën dyshimet për përfshirje në këtë rast është Zijadin Huskovci, 47-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Cila ishte ‘ndihma’ e Huskovcit që e futi në telashe?

Gjatë hetimeve është zbuluar se Huskovci, dyshohet se ka bërë ndërmjetësimin, duke pranuar shumën prej 10000,00 nga shtetasi i Maqedonisë, të cilat më pas ia ka dhënë të dyshuarit Mehmet Drugzan, zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Vitisë.

Kështu tre të dyshuarit në bashkëpunim dyshohet se kanë kryer veprat penale “Dhënie të Ryshfetit”, “Marrje të Ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i detyrës apo autoritet zyrtarë”.

Ndryshe, shtetasi i Maqedonisë, ishte regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile, nga zyrtari i gjendjes civile në Komunën e Vitisë dhe ishte pajisur nga sistemi elektronik i gjendjes civile me dokumente personale (certifikatë, ekstrakt të lindjes dhe letërnjoftim).

Lexo edhe:  Xhuli Nura: Më ka marrë malli të dashurohem, u bënë gjashtë vjet që nuk kam rënë në dashuri