Zbulohet kush është i dyshuari që vodhi 500 euro në një xhami në Suharekë, ndalohet për 48 orë

Siguria publike në Kosovë po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet.  Ky fenomen mjaft shqetësues, po shkakton pasiguri e humbje të mëdha. Hajnat, herë të vetëm vetëm e herë në grup arrijnë të bëjnë kërdi në biznese, shtëpi, zyra, lokale e objekteve fetare gjithandej vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që ka ndodhur që ka ndodhur në një xhami në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, Policia ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer vjedhje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua është Ardian Tafolli, 31-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Ai po dyshohet se gjatë natës, ka thyer disa xhama të dritareve dhe dy xhama të derës së hyrjes së xhamisë, me ç’rast ka depërtuar brenda dhe nga aty kanë vjedhur një shumë të parave të gatshme, rreth 500 euro.

Policia ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit si dhe ka bërë të ditur se me rastin e kontrollit policor, janë gjetur edhe dëshmitë, paratë e vjedhura në xhami – që janë sekuestruar më pas.

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Incident në Gjilan, dyshohet për therje me thikë