Zbulohet identiteti i viktimës/ U vra me thikë nga ish-bashkëshorti i partneres pas sherrit, ndërroi jetë në spital

Xhimi Bakaj është 23-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të premte në Fier në rrugën “Ramiz Aranitasi”.

Ai u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier.

Fillimisht u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte.

“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas policisë.

Lexo edhe:  E dhunoi në zyrë e në motele – djali i pronarit të ‘Sharri’ dyshohet se keqtrajtoi seksualisht për tri vjet punëtoren