Zbulohet identiteti i 54-vjeçares amerikane që vdiq pas rrëshqitjes së ortekut në Brezovicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Brezovicë, ku një grua dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së një orteku bore. Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Sinjali mëson se viktima është shtetasja amerikane, Katerine Rigby, 54-vjeçare.

Siç bëjnë me dije burimet, e ndjera në momentin tragjik ishte duke skijuar bashkë me bashkëshortin e saj.

Për rastin tragjik foli për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës. Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do tju njoftojmë me kohë”, tha Veseli.

Ndërkohë Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku intervenuan edhe njësitë relevante.

Lexo edhe:  Sot data e fundit për ndërrimin e gomave, prej nesër mund të gjobiteni