Zbulohen rreth 500 bimë kanabisi në pronën e mërgimtarit në Rahovec, Policia intervenon dhe i shkatërron

Foto ilustruese

Nuk janë të rralla rastet qytetarët në fshatra e qytete zbulojnë bimë të kanabisit të mbira në pjesë të ndryshme, për çka detyrohen ta njoftojnë Policinë.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në fshatin Celinë të Rahovecit.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se në këtë fshat, një mërgimtar ka gjetur plot bimë të kanabisit në pronën e tij, të cilët sipas informacioneve të para nuk janë kultivuar por janë mbirë.

Qytetari që gjeti bimët ka denoncuar menjëherë rastin dhe si rezultat një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Hetuesit rajonalë bashkë kanë identifikuar mbi 500 bimë të tilla që u gjetën në atë lokacion, të cilat më pas janë shkatërruar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Lexo edhe:  Ish-myftiu: Ka persona VIP që kanë shpenzuar 200 mijë euro për një varr