Zbulohen keqpërdorime gjatë testimit për vozitje – dy persona në mbajtje

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot një operacion të gjerë hetimor, në kuadër të një rasti të dyshuar për korrupsion që lidhet me procesin e testimit për patentë shofer.

Veprimet janë ndërmarrë nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Hetimet për këtë rast kishin nisur që nga prilli i këtij viti dhe janë zhvilluar përmes masave të posaçme hetimore.

Gjatë aksionit janë kontrolluar dy lokacione të ndryshme, ku janë sekuestruar dëshmi të rëndësishme materiale, përfshirë edhe mjete të dyshuara që mund të jenë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Dy persona të dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Policia bën të ditur se hetimet janë ende në vazhdim, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe nxjerrjes së përgjegjësve para drejtësisë.

Lexo edhe:  Policia konfirmon vdekjen e një personi në Podujevë, këto janë detajet