Zbulohen emrat e dy meshkujve dhe femrave që u kapën sot me 3 kg drogë

Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion policor që rezultoi me sekuestrimin e mbi 3 kilogramë heroinë dhe arrestimin e katër personavë të dyshuar.

Aksioni ka nisur rreth orës 11:00 dhe ka përfunduar me bastisje në Fushë Kosovë dhe në Komoran të Drenasit.

Por kush janë të arrestuarit për këtë rast?

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për dy gra dhe dy burra, Florina dhe Meriton Ibriqi, si dhe Hanife Rexha dhe Ekrem Hoti.

Të njëjtit pas arrestimit janë shoqëruar në stacion policor dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve.

Si erdhi deri te arrestimi i tyre?

Fillimisht, njësitet policore kanë ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën ishte duke e drejtuar njëri nga të dyshuarit i shoqëruar nga e dyshuara tjetër, nën dyshimin se i njëjti ishte duke transportuar substancë narkotike të llojit Heroinë.

Pas ndalimit të veturës, përkundër tentativës së personit të dyshuar për të ikur nga vendi i ngjarjes, i njëjti është ndaluar nga zyrtarët policor ku gjatë kontrollit të realizuar tek automjeti i tij janë gjetur gjashtë paketime të mbështjellura, me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë me peshë prej gjithsej 3 kg 64 gr.

Në lidhje me këtë rast, me urdhër të Prokurorit të Shtetit she aprovim  nga gjyqtari i procedurës paraprake janë realizuar dy bastisje në dy lokacione të ndryshme, njëra në Fushë Kosovë e tjetra në Komoran me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale:

• Gjashtë paketime me substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 102 gr,

Lexo edhe:  Nis hetimi ndaj policëve që nuk reaguan kur u sulmua gazetari Vullnet Krasniqi

• Një tabletë e gjysëm substancë e dyshuar e llojit  ekstazi,

• Dy grindera

• Një peshore.

• Katër telefona mobil,

• Një veturë

Si dhe është sekuestruar sasia e lartcekur e substancës së llojit Heroinë prej 3kg 64gr.