Zbulohen detaje të reja nga plagosja në Gjonaj të Prizrenit, dy viktimat janë nga kjo familje

Konflikti mes dy familjeve në fshatin Gjonaj të Prizrenit ka përfunduar me rrahje dhe plagosje. Dy persona u lënduan, njëri me armë zjarri e tjetri me mjete të forta, teksa tashmë rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy personat që po dyshohen për këtë rast janë nga familja Likaj dhe njëri prej tyre është H.Likaj.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se të plagosurit janë dy anëtarë të familjes Qenaj dhe dyshohet se janë babë e bir.

Sipas informacioneve të para, njëri nga viktimat ka marrë plagë nga arma e zjarrit, kurse tjetri nga sulmi me shkop bejsbolli.

Policia e ka konfirmuar rastin për Sinjalin dhe ka bërë të ditur se të dyshuarit po kërkohen.

“Sot me datë: 22.05.24 rreth orës 19:40, polica ka pranua informatë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Njesitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit.

Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Personat e dyshuar janë të njohur për policinë e Kosovës dhe njesitet policore janë në kërkim të tyre.

Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njesite relevante të policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit.“

Lexo edhe:  Bie çmimi i bukës në disa furra në Prishtinë, nuk është më 50 cent