Zbardhen bastisjet për tentim-vrasjen ndaj Policit në Pejë – Këta janë të dyshuarit, çfarë iu gjet në shtëpi
Gazeta Sinjali ka siguruar detaje ekskluzive lidhur me bastisjet që janë zhvilluar sot në Pejë, në kuadër të hetimeve për tentim-vrasjen ndaj një zyrtari policor më 29 janar 2025.
Sipas raportit shtesë të siguruar nga Sinjali, më 16 maj 2025, pas urdhrit të Gjykatës Themelore në Pejë, njësitë e SRH dhe DRP-Pejë me përkrahje të NJRSH nga DRP-Gjilan dhe Gjakovë kanë kryer 8 bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve: Veton Kurmehaj, rreth 40-vjeçar, Shkumbim Krasniqi, rreth 37-vjeçar, Fisnik Lajqi, rreth 35-vjeçar, Demokrat Lajqi, rreth 35-vjeçar, Dardan Musaj, rreth 26-vjeçar, Alton Sallabegolli, rreth 27-vjeçar, Driton Kurbogaj, rreth 41-vjeçar, Leotrim Hysenlekaj, rreth 29-vjeçar, Ylli Musaj, rreth 23-vjeçar.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar: Rreth 19 fishekë 7.62 mm në dhomën e të dyshuarit nr. 9, antiplumb në dhomën e të dyshuarit nr. 6, pistoletë ngjyrë e zezë, një karikator dhe 7 fishekë, si dhe pushkë “Liberty Arms” me 38 fishekë, të cilat rezultojnë me leje në emër të gjyshit të Leotrim Hysenlekajt.
Pas intervistimit në prani të avokatëve, të dyshuarit Ylli Musaj dhe Leotrim Hysenlekaj janë liruar në procedurë të rregullt, në konsultim me prokuroren e rastit. Ndërkohë hetimet për këtë rast të rëndë janë ende në zhvillim.