Zana Avdiu reagon ndaj ideve të Lëvizjes së Deçanit: Jam myslimane dhe kjo nuk më bën as më shumë, as më pak shqiptare
Aktivistja feministe Zana Avdiu ka reaguar ndaj ideve të Lëvizjes së Deçanit, duke i cilësuar ato si të gabuara dhe të rrezikshme për identitetin dhe unitetin kombëtar shqiptar.
Në një postim publik, Avdiu deklaroi se identiteti kombëtar i shqiptarëve nuk është i lidhur me asnjë fe të caktuar dhe çdo përpjekje për ta bërë një gjë të tillë mund të sjellë përçarje dhe të dëmtojë harmoninë fetare, e cila historikisht ka qenë një vlerë e çmuar për shqiptarët.
“Unë jam myslimane dhe kjo nuk më bën as më shumë, as më pak shqiptare,” shkroi ajo, duke theksuar se identiteti shqiptar është mbi ndarjet fetare dhe promovon bashkëjetesën dhe tolerancën.