Ylli Limani shihet në Green Coast në shoqërinë e një vajze misterioze

Ylli Limani, një nga këngëtarët më të njohur të momentit, duket se preferon që ditët e nxehta të verës t’i kalojë në një nga destinacionet më të frekuentuara, në Green Coast, ku është parë shpesh duke kaluar pushimet bashkë me miqtë. Këtë radhë ai ishte në shoqërinë një bjondeje simpatike, duke ngjallur kuriozitet tek fansat e tij.

Ende nuk dihet se cila është vajza misterioze në krah të Yllit, pasi këngëtari ka qenë gjithmonë i kujdesshëm, duke mos u shprehur për jetën e tij private. Sa i përket anës profesionale, Ylli Limani po kalon një periudhë të suksesshme me koncerte të shumta, hite verore dhe bashkëpunime të ndryshme.

Lexo edhe:  Gani Gërma – Albyt: Për herë të parë po të shoh me tesha