Ylber Ramadani ëndërron të bëjë ‘bashkë’ shqiptarët: Në grup dua Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën

Ylber Ramadani ka një dëshirë të madhe për shortin e grupeve të Euro 2024 që do të hidhet nësër. Mesfushori i Kombëtares ëndërron një 4-she ‘shqiptarësh’ me Shqipërinë, Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën. Një grup i tillë do të bëjë ‘bashkë’ shqiptarët duke marrë parasysh faktin që në këto 3 vende, shqiptarët janë me miliona.

Në konferencën përpara ndeshjes Lecce – Bologna që do të luhet të dielën, Ramadani ka folur ndër të tjera edhe për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Europianin e Gjermanisë.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në lagjen ‘Qëndresa’, e sulmoi borxhliun për 50 euro