Xhurulldia në Kuvend, Kurti qeshet pas përleshjes së deputetëve
Situata në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka eskaluar në përplasje fizike, mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar e deputetëve të shumicës, raporton Gazeta Sinjali.
Pas gjithë kësaj hallakame në Kuvend, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, të cilët përmes një postimi në rrjetin social Facebook kanë publikuar pamje të kryeministrit, Albin Kurti, pas përleshjes së deputetëve.
“I patrembur para krimit të 20 vjetëve!”, thuhet në përshkrimin e videos, ku Kurti shihet duke qeshur.