Xhuli thotë se babai i saj e ka pasur në klasë Azem Galicën, harron që ai ka vdekur në vitin 1924
Xhuliana Nura, banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka zhvilluar një debat në dhomën e gjumit me Stresin dhe Mbresën.
Duke diskutuar për rëndësinë e “odave” në kohët e vjetra, ku Mbresa ka deklaruar se ka pasur familje patriarkale, Xhuli ka thënë se di shumë për historinë e odave, shkruan lajmi.net.
Ajo ka thënë se në oda kanë qëndruar edhe gratë, që janë konsideruar “burrnesha”, duke përmendur këtu Shotë Galicën.
“Pse e din ti a?”, e ka pyetur Mbresa-Xhulin.
E këtu Xhuli si duket “ia huç” pak temës, duke shkuar edhe më larg e duke deklaruar se e di nga babai i saj.