Xhuli ngacmon me deklaratën e radhës: Unë i bëj burrat të ***

Ish konkurrentja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, vazhdon të jetë një figurë aktive në ngjarjet kulturore dhe sportive në Kosovë.

Kohët e fundit, ajo u pa duke ndjekur një ndeshje të basketbollit ‘live’, duke treguar kështu përkushtimin e saj ndaj sportit. Gjatë kësaj ngjarjeje, Xhuli pati mundësinë të takojë edhe ish konkurrentin tjetër të BBVK, Artan Thaçin.

Përveç kësaj, duket se prania e saj në sallën e basketbollit kishte një efekt të veçantë tek sportistët, duke i stimuluar ata që të shënojnë më shumë kosha.

Në një prej fotove të ndara me ndjekësit e saj në Instagram, Xhuli kishte shkruar: “I bëj burrat të kërcej”.

Lexo edhe:  Buci: Santiana po më shkon nerva, shoqëria është diçka tjetër, s’ka nevojë të teprohet kaq shumë