Xhuli akuzon ‘Big Brother’ se nuk e mbajtën fjalën për reklamën e miellit: Premtim koti

Juliana Nura, ish-konkurrente e “BBVK1”, në një intervistë për “Artistët Shqiptarë” ka treguar sesi ka qenë ajo eksperiencë për të.

Ajo gjithashtu zbulon se ata i kanë premtuar asaj që pas spektaklit do të bëhej imazhi i një kompanie mielli, gjë që nuk u realizua.

Juliana: Mua nuk më janë përgjigjur ashtu siç e kam pritur. Unë e kam marrë hapin e parë dhe ata nuk janë përgjigjur ndaj meje. Unë mendoj që ka qenë thjeshtë një premtim koti, sa për sy e faqe. Ishte finalja e “Big Brother”, ja kanë futur kot dhe nuk u realizua kurrë. Nuk e kanë marrë seriozisht atë punë, unë për katër muaj që kam ndenjur jam munduar shumë sepse “Big Brother” është biznesi i tyre. Nuk jemi sqaruar dhe më vjen shumë keq sepse unë e kam dashur atë imazh edhe unë u kam bërë shumë reklamë atyre. Doja ta përfaqësoja shumë mirë kompaninë e miellit.

Ajo gjithashtu ka marrë pjesë edhe në spektaklin e kërcimit “DWTS”, ku është eliminuar para disa javësh. Juliana ka pasur përplasje me Fifin, pasi është shprehur në një intervistë që Fifi do ta fitojë garën për shkak të historisë që ka me Top Channel.

Fifi ka bërë një reagim paska të ashpër për këtë koment të Julianës.

Ajo në një intervistë tjetër është shprehur që gjërat duhet t’i sqarojnë sepse nuk e ka thënë në kuptim e keq ashtu siç është interpretuar.

Lexo edhe:  Efi pritet të drejtojë “Për’puthen”? Ish-banorja e BBV zbulon si qëndron e vërteta (Foto)