Xheneta punësohet në Top Channel, ky është roli i saj i ri
Një ndër emrat më të komentuar të momentit, finalistja e BBVK3, Xheneta Fetahu duket se ia ka parë hajrin gjithë komentimit që po i bëhet figurës së saj.
Kjo pasiqë ajo ka arritur të ketë zyrtarisht një vend pune në Top Channel.
Pavarësisht se ishte produkt i Big-ut të Kosovës, Xheneta ka vendosur që fokusin e saj ta përqendrojë kah Tirana, ku do e shohim në baza javore në formatin ‘E diell’ në Top Channel.
Ajo do jetë pjesë e rubrikës ‘Trotuar’ si opinioniste.
Duke ditur natyrën e zjarrtë debatuese të Xhenetës që di të krijojë kontradikta të forta, ajo duket të jetë përzgjedhje e duhur për rolin në fjalë.
Kjo sepse, Xheneta nuk do diskutim që do t’ia vë ‘flakën’ temave të forta të diskutimit që trajohen çdo të diel në program.
Ndryshe, Xheneta bëhet finalistja e dytë e BBVK me një rol në Top Channel. Para saj, pozitë si opinioniste e FanClub iu besua edhe Shqipe Hysenajt, nga sezoni i dytë i programit./Prive.al