Xheneta ‘godet’ Eglin: Suksesi i jetës me e lut një mashkull me të puth

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, e cila u bë e njohur për lidhjen e saj me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpi, ka bërë një thumb të drejtpërdrejtë ndaj Eglit në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime.

Në një video të publikuar në Instagram, Xheneta ka ndarë një moment nga bisedat që zhvilloheshin brenda shtëpisë së BBVK, ku shfaqen Gjesti dhe Egli duke diskutuar me tone të tensionuara.

Edhe pse përmbajtja e bisedës nuk është plotësisht e qartë, është e dukshme se Egli i thotë Gjestit: “Hapur i ke bërë gjërat para kamerave.” Kjo deklaratë duket se i referohet sjelljes së Gjestit gjatë kohës që ishte pjesë e programit, kur kishte një lidhje të ngushtë me Xhenetën.

Në një video të shpërndarë së fundmi, me një mbishkrim nga një autor i paidentifikuar, pretendohet se Egli e ka pyetur Gjestin përse nuk ishte treguar po aq i afërt me të, siç kishte qenë më parë me Xhenetën gjatë qëndrimit në BBVK.

Gjesti i është përgjigjur duke thënë: “Nuk pyetet njeriu se çfarë ka qenë, por se si është tani”, një frazë që ka shkaktuar debat dhe interpretime të shumta në rrjet.

Për më tepër, Xheneta ka reaguar ndaj kësaj videoje me një koment thumbues, duke lënë një shënim në Instagram që shihte si goditje direkte ndaj Eglit. Ajo ka shkruar: “Suksesi i jetës: me e lut një mashkull me të puth”.

Lexo edhe:  Shqipja flet me Bucin: Kam kohë pa dalur me dikë