“Xhemati” mitrovicas në xhuma mbledhin mjete për shërimin e minatorit

Sot në të gjitha xhamitë e Mitrovicës janë grumbulluar para për minatorin Petrit Bajrami

Petrit Bajrami është minatori mitrovicas i cili është sëmurë derisa ishte duke punuar në minierën e Stantërgut. Pas përkeqësimit ai menjëherë është dërguar në emergjencë në gjendje të rëndë shëndetësore ku edhe është diagnostifikuar me sëmundjen e Leukemisë Akute.

Deri tash për shërimin e tij janë grumbulluar rreth 90 mijë euro, por ende ka nevojë për ndihmë, meqë Bajrami tashmë ndodhet i shtrirë në spital në Turqi ku do trajtohet për disa muaj.

Sot pas namazit të xhumasë, në të gjitha xhamitë e qytetit janë grumbulluar ndihma për shërimin e minatorit mitrovicas.

Në ndihmë Petritit i dolën edhe shumë figura publike nga Mitrovica dhe më gjerë, gjersa shokët minatorë dhe Iniciativa ’Zgjatma Dorën’ po qëndrojnë me pika në Mitrovicë, Vushtrri e Prishtinë ku po mbledhen fondet për minatorin.

Lexo edhe:  Nesër parashikohet mot shumë i nxehtë, temperaturat maksimale deri në 37°C