Xhelozia motiv i dhunës në familje, 39-vjeçarja nga Fushë Kosova e denoncon bashkëshortin në Polici

Xhelozia bëhet shumë shpesh shkaktar i dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familjes. Një rast i tillë po dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një familje në Fushë Kosovë, ku viktimë është një 39-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, rastin e ka denoncuar viktima, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tyre, ku i dyshuari e ka sulmuar fizikisht gruan dhe për pasojë i shkaktoi lëndime trupore.

Burimet thonë se bazuar në dëshminë e viktimës, motivi lidhet me xhelozinë e të dyshuarit.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të raportojë rastin në Polici dhe si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë intervenuar dhe i dyshuari është arrestuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Lexo edhe:  Të shtëna me armë në Klinë, plagoset një person