VV premton heqjen e taksës doganore për veturat e importuara nga BE

Lëvizja Vetëvendosje ka premtuar heqjen e taksës doganore prej 10% për veturat e importuara nga Bashkimi Evropian.

Kjo është në mesin e 25 zotimeve të publikuara nga kjo parti si zotim për planin qeverisë 4 – vjeçar.

Poashtu në mesin e zotimeve të tyre është edhe transporti publik në gjithë Kosovën me biletë të integruar 10 euro në muaj.

Vetëvendosje mbrëmë ka publikuar 25 zotimet e saj, parti kjo që është kritikuar për mungesë të publikimit të programit që nga fillimi i fushatës zgjedhore më 11 janar.

Lexo edhe:  Vëllai i rojës së vrarë në “Bon Vivant”: I shokuar nga vendimi i gjykatës