VV abstenoi Rezolutën për Policinë, Musliu: Kosova kurrë s’ka pasë Qeveri më mashtruese se kjo e Albin Kurtit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas abstenimit të VV-së në Kuvend për Rezolutën për Policinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Deputetja Musliu e ka quajtur Qeverinë Kurti të pafytyrë e gënjeshtare, dhe se sipas saj më mashtruese e gënjeshtare se kjo qeveri nuk ka pasur.

“Shkojnë përjargën, e qaraveshen, e qesin lot krokodili për Policinë e Kosovës, e kishe po i falenderojmë, e nuk votojnë me ja plotësu kushtet e kërkesat e policisë”, ka shkruar mes tjerash Musliu në Facebok.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Qeveri ma t’paftyrë ma rrencae e ma mashtruese se kjo qeveria e Albin Kurtit, Kosova kurr s’ka pas e fort jam e sigurt qe kurr s’ka me pas.

Shkojne perjargen e qaraveshen e qesin lot krokodili per Policine e Kosoves e kishe po i falenderojme, e nuk votojne me ja plotesu kushtet e kerkesat e policise.

Mos u befasoni kur te mbrrijne deri ne Prishtine Terroristet e Brogradit se ua keni ule moralin e vullnetin Policise se Kosoves duke i poshtruar e duke i trajtuar si kategori te pavlere!

Lexo edhe:  “Shkuan në lokal të armatosur e më kallash”- Si ndodhi përplasja mes Sekiraqëve dhe Capave