Vuloset prishja e miqësisë mes Don Xhonit dhe Butrint Imerit, dyshja heqin njëri-tjetrin nga Instagrami

Tre ditë më parë, Butrint Imeri ka festuar ditëlindjen e tij të 27-të.

Ai organizoi një festë në jug të Shqipërisë.

Në festë ishin shumë të ftuar e madje edhe shumë personazhe të njohura.

Një nga “vëllezërit” e tij që mungoi në festë ishte Don Xhoni.

Dyshja kishin raporte tejet të ngushta me njëri-tjetri, teksa quheshin edhe “vëlla”.

Pas mungesës së tij, në media u raportua se dyshja kanë prishur raportet.

Por, kjo nuk ishte e tëra, dyshja kanë hequr njëri-tjetrin edhe nga ‘Instagrami’.

Nuk dihet nëse dyshja vërtet nuk flasin më apo është ndonjë “trip” për të marrë vëmendje ndoshta po vijnë me ndonjë bashkëpunim.

Lexo edhe:  Erdogan pret në takim disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës