Vuçiq rreth reagimeve të shqiptarëve për vizitën e të birit në Graçanicë: Dorëzimi nuk është opsion për ne Vuçiqët
Gjatë ditës së sotme mediat raportuan se Danilo, djali i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq u pa në Graçanicë derisa kishte një bluzë të veshur në të cilën shkruante: “Dorëzimi nuk është opsion”.
Mediumi serb “Kosovo-online” ka thënë se Vuçiq ka reaguar në lidhje me këtë, duke thënë se “shumica e Serbisë mendon ashtu”.
“Më lejoni t’ju lehtësojë punën derisa është ende aty poshtë, ndërsa mund të veprojnë aq heroikisht siç sillen me të gjithë serbët. T’u them se këtë mendon secili nga ne Vuçiqët, se kështu mendon pjesa më e madhe e Serbisë dhe se për ne dorëzimi nuk është opsion”, tha Vuçiq raporton “Novosti”.
Ndërkohë, djali i Vuçiq u pa në Graçanicë, atje ku serbët po festojnë Vidovdanin.
Disa qindra qytetarë serbë janë mbledhur te Manastiri i Graçanicës.