Vuçiq publikon fotografinë e 11 vjeçarit të plagosur: Të gjithë po lutemi për ty
Dy të rinj serbë dje pasdite janë plagosur me armë zjarri në Shtërpcë.
Për këtë akt është arrestuar një i dyshuar. Pas plagosjes, serbët janë mbledhur në Gotovushë dhe e kanë bllokuar rrugën Shtërpcë-Ferizaj. Pas intervenimit të Policisë së Kosovës, rruga është liruar pa incidente.
Ndërkohë, politikanët serbë dhe mediat në Serbi këtë rast po e shfrytëzojnë për të goditur Kosovën dhe shqiptarët, duke i dhënë konotacion ndëretnik.
Politikë dhe propagandë me plagosjen e të rinjve serbë ka bërë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në një postimi në Instagram, Vuçiq e ka publikuar fotografinë e 11 vjeçarit të plagosur, S.S i cili nga spitali ka pozuar me tre gishta të ngritur.
“Të jesh me jetë të gjatë dhe i shëndetshëm, Stefan. Në Hilandar sonte të gjithë po lutemi për ty. Krishti lindi”, ka shkruar Vuçiq në mbishkrimin e fotografisë.