Vuçiq në hall me opozitën: Më sulmojnë se kam buzë të shëmtuara, se jam djali i Fahri Musliut

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se është në hall me opozitën e që sipas tij po tregohet e pa mëshirshme.

Vuçiq ka përmendur edhe gazetarin kosovar, Fahri Musliu për të cilin ka pasur aludime se mund të jetë babai i tij.

“Më sulmojnë se kam buzë të shëmtuara, nuk i kam bërë asgjë buzëve, fajin e ka nëna ime që më ka lindur kështu”. Është çështje gjenetike. Më akuzojnë se Fahri Musliu është babai im. Me këtë rast u them se babai im quhet Angjelko Vuçiq, e jo Fahri Musliu”, ka thënë Vuçiq raporton Bosna.

 

Lexo edhe:  Faton Hajrizi: Nëse vjen puna me shku në burg do të konfrontohemi keq, dikush ka me pësu rëndë