Vuçiq në frikë, thotë se do ta rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk mori në konsideratë thirrjen e ministrit shqiptar të mbrojtjes, Pirro Vengu, se aleanca mes Tiranës, Prishtinës dhe Zagrebit nuk ishte kundër askujt, duke u përpjekur sërish që ta portretizojë atë si një kërcënim.

Ai vizitoi një kazermë në Beograd ku mori mori pjesë në një takim informues mbi analizën e gjendjes dhe aftësive të Forcave të Armatosura Serbe.

“Jemi shumë të shqetësuar për formimin e aleancave ushtarake në mjedisin tonë kundër Serbisë dhe në përputhje me rrethanat po veprojmë me përgjegjësi, seriozisht, duke mos provokuar askënd, por duke dashur të pengojmë këdo që do të kryente agresion kundër vendit tonë. Kapacitetet tona mbrojtëse, si në forcat ajrore ashtu edhe në mbrojtjen ajrore, janë rritur në mënyrë drastike dhe dramatike. Dhe në vitet që vijnë, veçanërisht, do të ketë nga të gjitha sistemet për ushtrinë tonë”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë la të kuptohet se ishte interesuar për kapacitetet e luftës në ushtrinë e tij, teksa deklaroi se rezervat për materialet e luftës janë në një nivel të lartë. Vuçiç zbuloi strategjinë për kthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm për 75 ditë, duke nënvizuar se mund të fillojë këtë dhjetor ose mars të vitit të ardhshëm.

“Duhet të përgatisim të gjitha mjediset, duhet të përgatisim mjaftueshëm nga gjithçka, pra pushkë, çizme, qendra rekrutimi, qendra regjistrimi. Duhet të përmirësojmë klinikat ambulatore, t’i rinovojmë ato”, theksoi Vuçiç mes tjerash.

Lexo edhe:  Gjendet shtetasi i huaj i cili kishte humbur dje në Malet e Sharrit