“Vuante mungesën e nënës së saj”, vetëvrasja e 12-vjeçares në Pogradec, i afërmi: Në 5 vjet vetëm 1 herë e ka takuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Pogradec, ku një 12-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës ndërsa është gjetur e vetëvarur në një kasolle afër banesës.

Lidhur me ngjarjen, ka reaguar një i afërm i vajzës, i cili ka treguar se vajza kishte vite larg nënës së saj pasi prindërit i kishte të divorcuar.

Këtë verë pas 5 vitesh ishte takimi i tyre i parë gjë që mendohet të ketë rënduar psikologjisht vajzën e cila vuante mungesën e nënës së saj.

“Në orën 2 më merr vëllai në telefon dhe më thotë kështu kështu ajo mbesa është varur. Çfarë thua i thashë bre, se nuk kishte ndonjë gjë të ankoheshe si ishim familje e mirë. Duheshin, i mbante mirë. Sot ndjemë lajmin e hidhur.

E kishte gjetur e gjyshja bashkë me të ëmën(njerkën)që ka aty, ato e kishin kërkuar se kishin prerë një cik dushk për kecat, kur ajo. Ajo ishte varur atje ku i shtihet dushk kecave. Jetonte me babain me të ëmën (njerkën). Shkonte në klasë të 7 më duket, mësonte ishte shumë e mirë, pa probleme. Unë nuk e di çfarë mund ta ketë shtyrë, nuk jam në brendësi unë kur e mora vesh më erdhi shumë keq ,thashë po si…se nuk dëgjonim gjë të grindeshin.

Them ngaqë kishte nënën të larguar, e takoi vetëm 1 herë këtë behar. Ka 4-5 vjet e larguar, këtë behar para dy muajsh e takoi, e kërkoi. Ju lut ky (babai i vajzës) për ta marrë po ajo (nëna e vajzës) nuk donte. Jo nuk jetoj këtu, çupën vetëm këtë behar, vetëm 1 herë e ka takuar dhe kaq. Ndihem shumë keq, se nuk është njeri i madh edhe. Diti të….

Nuk ka pasur asnjë shqetësim, shkonte për bukuri, nuk i ndihej zëri fare. Me vëllezërit dhe motrat e tjera shkonte mirë shumë ajo rriti dhe 2 të tjerë. Nuk mendoj të jetë ndikuar nga ndonjë gjë tjetër i shkonte mëndja te e ëma. Edhe këta e donin e kanë rritur. Gjyshi dhe gjyshja e donin shumë, ata bënë çmos që e mbajtën ta rrisnin me shumë dashuri mirëpo ja që sdel, s’vete atje ku duhet”, tha Ramazan Cela, për Report TV.

Lexo edhe:  Rreth 50 minatorë mbesin të ngujuar për 12 orë në Trepçë