Vritet një person në Prishtinë, e konfirmon edhe Policia

Policia e Kosovës ka konfirmuar gjuajtjen me armë zjarri në rrugën “C” në Prishtinë.

Si pasojë e këtij incidenti, një person ka mbetur pa shenja jete. Sipas Flora Ahmetit nga Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:00.

“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete”, tha ajo për Paparacin.

“Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit në ditën e parë të vitit 2024