Vritet një 26-vjeçare italiane shtatzënë, i dyshuar një 40-vjeçar kosovar

Është kryelajm në mediet italiane.

Bëhet fjalë për vrasjen e një 26-vjeçare, shitëse në supermarket, që raportohet të ketë qenë edhe shtatzënë, përcjell 07 Press.

Lajmet e orës së fundit në Apenine thonë se i dyshuar është një 40-vjeçar kosovar, të cilin tashmë e ndjera më herët e kishte akuzuar edhe për përcellje.

Rasti makabër ka ndodhur në rajonin Riese.

Lexo edhe:  Plagosja në Shkodër, ky është studenti i Akademisë së Policisë