Vrau gruan në sy të fëmijëve, dëshmia e autorit pas arrestimit: Ajo më tradhëtonte

Shqiptari 40-vjeçar që vrau gruan e tij në Volos u arrestua paraditen e sotme. Mediat greke shkruajnë se Pandeli Nakoleci u gjet në rrugën Evripidou në qendër të qytetit, rreth 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal.

Sipas informacioneve, ai ishte fshehur në një parcelë toke dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Ai nuk kishte telefon celular apo ndonjë objekt tjetër me vete. Në momentin që ai është vënë në pranga, është dëgjuar duke bërtitur me të madhe se gruaja e tradhtonte.

“Disa kohë më parë, policia u njoftua nga një qytetar se brenda kësaj parcele toke ndodhej një person dhe pak më vonë dëgjuam zëra dhe dolëm jashtë. Pamë se e arrestuan burrin në fjalë, pa bërë rezistencë”, tha një dëshmitar okular.

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë. Pas ngjarjes së rëndë autori është arratisur, ndërsa vrasja ka ndodhur në pallatin ku jetonin, në rrugën Konstanta. Sherri mes çiftit filloi në apartamentin e tyre dhe më pas zbritën në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin, derisa ai e goditi gruan me thikë në qafë dhe shpinë.

Krimi ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve, ndërsa të tjerët ishin brenda në banesë. 16-vjeçarja ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. Mediat greke kanë raportuar gjithashtu se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga mund t jetë shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami.

Pandeli Nakoleci është akuzuar në të kaluarën për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogë, ndërsa në fund të qershorit 2025 ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku qëndroi për shtrim në spital.

Lexo edhe:  Dhunohet 39-vjeçarja në Kaçanik, i dyshuari 24-vjeçar e shantazhoi dhe i kërkoi favore seksuale