Vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë, i riu serb: E kuptoj 13-vjeçarin për sulmin në shkollë, ishte i nënçmuar si unë

21-vjeçari serb, Uros Blaziç UB, i cili vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë gjatë natës mes 4 dhe 5 majit në dy fshatra në Serbi, ka folur për herë të parë për masakrën që kreu pak ditë më parë si dhe arsyet që e çuan drejt aktit makabër.

Në deklaratën e tij, i riu është shprehur se e kupton vrasësin 13- vjeçar nga shkolla fillore “Vladislav Ribnikar”, i cili vetëm një ditë para tij vrau 8 bashkëmoshatarë dhe një roje të shkollës. 21-vjeçari ka thënë që nuk ishte frymëzuar nga krimi i tij të cilin e kishtë ndjekur në lajme.

“Nuk jam frymëzuar nga krimi që ka ndodhur një ditë më parë në Beograd, as nuk ka qenë motivi im për të qëlluar njerëzit në Mlladenoc. E ndoqa atë që ndodhi një ditë më parë në Beograd, ajo që bëri ai djali ishte e keqe, por mund ta kuptoj sepse ishte i nënçmuar si unë”, ishte deklarata tronditëse pas arrestimit të të dyshuarit për masakrën në dy fshatra.

Në seancën gjyqësore, ai e ka pranuar krimin dhe e ka përshkruar në detaje sulmin e tij të përgjakshëm dhe më pas i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

“Kam qëlluar me automatik! Unë nuk i njihja ata njerëz, qëllova sepse doja të trembja vendasit”, tha ai.

Banorët e një fshati në afërsi të Mlladenovcit, rrëfyen se si  vrasësi dyshohet se kishte dëgjuar se ai dhe familja e tij po përfliteshin dhe se kjo ishte arsyeja që ai shkoni dhe qëlloi rastësisht këdo që gjente. Siç thonë ata, është me të vërtetë fat që nuk u lënduan më shumë njerëz.

Dy masakrat e njëpasnjëshme që ndodhën në harkun kohor të 48 orëve tronditën Serbinë, ndërsa presidenti Vuçiç paralajmëroi një fushatë për mbledhjen e armëve.

Lexo edhe:  Goditet një person nga rrufeja në Rahovec, dërgohet me urgjencë në QKUK Lajme / 05 July 2022, 23:08 Një person në Rahovec është goditur sonte nga rrufeja. Rasti ka ndodhur në fshatin Fortesë të kësaj komune. Siç kanë bërë të ditur nga Policia, viktima është dërguar për trajtim në QKUK. “Një person i moshës madhore është goditur nga rrufeja në fshatin Bellacerkë. Prej familjarëve, personi është dërguar në Rahovec dhe për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, kanë thënë nga Policia