Vrasjet në Vushtrri, Gold AG shtyn publikimin e këngës së re për pasnesër
Një vrasje ndodhi dje në Vushtrri dhe një tjetër e dyfishtë sot, në po të njëjtën komunë.
E është pikërisht kjo arsyeja që artisti Gold AG ka vendosur ta shtyjë publikimin e këngës së tij të re, që ishte paralajmëruar për sot, shkruan Arbresh.info.
“Për shkak të vrasjeve të fundit dje dhe sot në Vushtrri, kënga e paralajmëruar për sot, shtyhet pët pasnesër dhe datë 26 mars. Zot na fal dhe na drejto në rrugën tënde”, ka shkruar Gold AG.