“Vrasje me pagesë” Arrestohen dy të dyshuar që planifikuan vrasjen e një perrsoni në vitin 2023
Dy persona janë arrestuar pasi në muajin tetor-nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para personit tjetër në mënyrë që ta kryente një vrasje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “Përgatitje për vrasje të rëndë”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha”, thuhet në raport.
Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.