Vrasja në Skenderaj, publikohen fotografitë: Këta janë babë e bir që u arrestuan nga policia

Policia ka arrestuar dje dy të dyshuar lidhur me vrasjen e Ismet Ibishit pasditen e së mërkurës. Të dyshuarit janë Hiseni Ibishi dhe Bujar Ibishi.

Burimet brenda familjes Ibishi thonë se të dyshuarit dhe viktima nuk kishin kontakt që disa vite.

Sipas këtij burimi, konflikti nuk ka të bëj me pronë siç u raportua.

Insajderi ka siguruar edhe foton e dy të dyshuarve babë dhe bir.

Policia njofton se është bastisur shtëpia e tij, ku janë sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.

 

Lexo edhe:  Policia së bashku me AVUK kanë kapur dhe asgjësuar rreth 2000 kg mish me afat të skaduar