Vrasja në Prishtinë, trupi i pajetë largohet nga vendi i ngjarjes
Trupi i pajetë i burrit që u vra sonte në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në pamjet e publikuara nga Klan Kosova, shihet automjeti i Forenzikës duke u larguar nga vendngjarja.
Gazeta Sinjali ka zbuluar ekskluzivisht se i vrarë ka mbetur Xhevdet Millaku, rreth 60 vjeçar, i cili punonte në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Siç mëson Gazeta Sinjali ekskluzivisht gruaja e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku, rreth 55 vjeçe.
Gruaja e dyshuar dhe kunati që e privoi nga jeta jetonin në të njëjtën shtëpi, por që i kishin hyrjet e ndara.
E dyshuara tashmë është arrestuar, ndërsa vendi ku ndodhi krimi është rrethuar me shirita dhe është mbushur përplot me policë.