Vrasja në Prishtinë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Një vrasje ka ndodhur sonte rreth orës 19:20 në rrugën “Ismet Krasniqi”, në Prishtinë.

E dyshuar për vrasjen është një grua me inicialet N.M, e cila është vetëdorëzuar në Polici.

Mediat kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vendi i ngjarjes i rrethuar nga shiriti i Policisë dhe vetura e Policisë dhe Forenzikës.

Rastin për Front Online e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë Ahmeti.

Lexo edhe:  E sulmuan qentë – Detyrohet të përdorë armën