Vrasja në Durrës të Shqipërisë, reagon vajza e të ndjerit: O Zot, zgjomë nga kjo ëndërr e zezë…

Vajza e familjes Balla në Durrës të Shqipërisë ka reaguar me një postim prekës, pasi vëllai vrau babanë e tyre me armë zjarri.

“Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë, o Zot. Unë akoma nuk kam kaluar humbjen e mamit. Tani ike edhe ti o bush. O bab të lutem o bab zgjomë nga ky makth”, shkruan vajza e të ndjerit.

Esmerald Balla, dyshohet se vrau dhe hodhi në pus babanë e tij Enverin.

Sipas deklaratave të tij, i ndjeri kishte marrëdhënie me gra jashtë martese, e kjo sipas tij kishte prishur kursimet e shtëpisë.

Lexo edhe:  Mitrovicasi denoncon personin që ia lëshoi shtëpinë me qira për kriptovaluta, ia kërkon 10 mijë euro dëmshpërblim