Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, është një person që pa krejt çka ndodhi
Është një person që mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të vrasjes së Nexhmije Haradinit.
Kur asaj iu pre rruga nga ish-punëdhënësi Arsim Morina, që më pas kreu vetëvrasje, viktima ishte e shoqëruar nga një mike me vajzën e saj, raporton Klan Kosova.
Këto të dyja morën trajtim mjekësor në spitalin e Vushtrrisë.
Ndërsa, për familjarët e 42 vjeçares, motivet e këtij akti mbeten të panjohura.
Në ditën kur ajo u vra, mediat raportuan se për shkaqe xhelozie ka ndodhur rasti pasi që e ndjera kishte lënë vendin e punës.