Vrasja e dyfishtë në Klinë – Policia zbardhë detajet zyrtare nga rasti tragjik, tregon çka u gjet në vendin e krimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Klinë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga arma e zjarrit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq rrethanat e këtij rasti janë ende të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti – Joni rreth 19 vjeçar nga fshati Jashanicë.

Gjithashtu, Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se viktimat e këtij rasti tragjik janë Rexhep dhe Albison Shlivova (familjarë).

Për rastin në detaje ka treguar edhe Policia, e cila ka njoftuar se rasti ka ndodh dje në 17:17, në një lokal në rrugën “Mujë Krasniqi”.

“Njësitet relevante të Stacionit Policor Klinë, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, aty kanë kuptuar se dy (2) persona ishin të plagosur nga arma e zjarrit, për njërën nga viktimat mjeku kujdestarë ka konstatuar vdekjen në vend ngjarje gjerësa i lënduari tjetër është dërguar për në QMF në Klinë, e më pastaj është udhëzuar për në Spitalin Rajonal në Pejë”, tha Policia.

“Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal ka konstatuar se viktima është sjellur në Spital pa shenja jete”.

“Në vend ngjarje janë sekuestrua: – 1 Revole CANIK9x19 nr. serik: T6472-18BG17340, 1 karikator, 4 fishekë, 3 gëzhoja”.

 

Lexo edhe:  ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Moskë