Vrasja e 37 vjeçarit në Gjilan, të dyshuarit u arratisën me biçikleta- Policia kontrolloi disa lagje e dy shtëpi
Një vrasje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qendër të qytetit të Gjilanit.
37 vjeçari, Sokol Osmani është gjetur pa shenja jete para hyrjes së një prej ndërtesave në këtë qytet.
Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës deklaroi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Po ashtu aty është gjetur një gëzhojë, ndërsa me urdhër të prokurorit janë kontrolluar disa lagje të qytetit, përfshirë edhe dy shtëpi, transmeton lajmi.net.
E të dyshuarit në këtë rast vazhdojnë të jenë në arrati. Madje sipas dëshmitarëve të rastit ata kanë arritur të ikin me biçikleta.
“Gjilan / 07.11.2024 – 13:50. Lidhur me rastin, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ku me vendim të prokurorit janë kontrolluar disa lagje të qytetit përfshirë edhe dy shtëpi. Në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori dhe zyrtarët nga IML”.