Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë – Gjykata urdhëron të mos shpalosen detaje nga gjykimi

Në Departamentin për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj dy të miturve lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu në Podujevë.

Pas seancës që u zhvillua e mbyllur për media avokati i palës së dëmtuar Tomë Gashi, ka thënë se një dëshmitar është dëgjuar ndërsa tjetri ka mbetur për seancën e radhës.

Ai ka bërë të ditur se seancat e radhës pritet të mbahen më 15 dhe 16 prill.

Lexo edhe:  “Allahu ekbber” – Britmat e të dyshuarit në Prizren që tmerruan familjen para se t’i ther me thikë tre pjesëtarët e Policisë