Voziti me veturën pa regjistrim, gjobitet me 200 euro dhe i sekuestrohet automjeti shoferit në Klinë

Një shofer në Klinë ka vozitur me veturën pasi i ka kaluar afati i regjistrimit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i njëjti është gjobitur me 200 euro dhe i është sekuestruar automjeti.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor. Apelojmё tek qytetarët që të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

Lexo edhe:  Vushtrriasi ngacmon me fjalë banale 19-vjeçaren në mes të qytetit